Aktualitet

Pipero tregon mjediset ku duhet të përdoret patjetër maska

Shkruar nga Liberale
Pipero tregon mjediset ku duhet të përdoret patjetër maska

Mjeku Pëllumb Pipero në një intervistë për “Provokacija”, ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm, pasi virusi vijon që të jetë mes nesh. Ai ka thënë se maska është e domosdoshme kur nuk ruhet distanca, teksa këshilloi që të përdoret në supermarkete, bare, restorante.

Pipero në fjalën e tij është shprehur se është e vërtetë se në këtë fazë, transmetueshmeria e virusit ka rënë por është e rëndësishme që të respektojmë masat mbrojtëse që të mos jemi të rrezikuar.

“Maska është e domosdoshme ku nuk ruan dot distancën, dhe koha e ekspozimit më pak se 5 minuta, nëse nuk e ruan dot një gjë të tillë atëherë vendos. Maskën gjithashtu në mjediset e mbyllura është i rëndësishëm mbajtja e maskës. Ndërsa në vendet perëndimore nuk është një fenomen i tillë pasi ato kanë një reflektim dhe përdorimi i maskës tashmë është bërë e detyrueshme dhe merr gjobë nëse ti del në rrugë pa maskë. Tek ne unë personalisht si specialist në këtë fushë në rrugë nuk e këshilloj maskën por në restorante dhe në bare, markete, në banka, në auditor duhet me patjetër vendosja e maskës. Një maskë përdoret një ditë, por ka maska tashmë që mund të vendosen disa herë pasi lahen dhe hekurosen, këto janë maska që të mbrojnë nga spërklat e pështymës. Maskat profesionale janë të nevojshme për doktorët në spitale sidomos nga spitalet Covid”, është shprehur Pipero.

Ndërkohë që në lidhje me rritjen e numrit të pacientëve nëpër spital, mjeku ka deklaruar se në krahasim me fazën e parë tashmë dhe pse kemi një rritje të rasteve të reja, numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes mjekësor është i ulët.

Pipero ka folur dhe për vendet që janë më të rrezikuara për përhapjen e koronavirusit, ku ka theksuar se qytetarët duhet të jenë më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm për të mbrojtur veten.

“Vendet me rrezik më të madh janë restorantet, sepse ka studime që kanë ndjekur lëvizjen e ajrit, së dyti janë marketet , supermarketet pasi ne aty rrimë më gjatë nuk vendosim maskë dhe nuk ruajmë distancën, janë baret, që dhe pse janë raste tavolinat janë ngjitur. Sa më gjatë që të rrimë në një vend aq më të ekspozuar jemi, nëse do të ekspozohemi pak kemi më pak rrezik”, ka thënë ndër të tjera doktori.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH