Aktualitet

Pipero merr titullin 'Qytetar Nderi' në Skrapar: Do vazhdoj të bëj...

Shkruar nga Liberale
Pipero merr titullin 'Qytetar Nderi' në Skrapar: Do vazhdoj

Mjeku Pëllumb Pipero, është shpallur qytetar nderi në qytetin e Skraparit, titull i akorduar gjatë periudhës së karantinës. Pipero falenderoi të gjithë qytetarët dhe kolegët dhe u shpreh se ndihet i nderuar për titullin që merr sot.

“Nuk e kam të lehtë të flas sot. Të nderuar të pranishëm, ndihem i emocionuar, pak i befasuar për titullin e madh që marr sot nga Këshilli Bashkiak i Skraparit me iniciativën e qytetarëve dhe kolegëve. Është obligim i madh, nder i madh dhe përgjegjësi e madhe të kesh titull qytetar nderi të Skraparit që nuk i kanë munguar as burrat as gratë. Një duartrokitje të madhe për ata që kanë nderuar dhe vazhdojnë ta nderojnë Skraparin. Kjo pandemi evdentoi shumë vlera të shoqërisë njerëzore, mirëkuptim, respektim të disa normave të veçanta. Në këtë pandemi unë dhe kolegët e mi kemi bërë dhe bëjmë çdo ditë atë që ky moment na e solli për ta bërë. Kemi bërë detyrën dhe jo më shumë. Shumë kolegë të mi ndoshta kanë bërë shumë më tepër se unë. Unë si pjesë e kësaj gjenerate mjekësh do vazhdojmë të bëjmë detyrën. Sa mirë e kemi bërë, e dini ju. Dua t’ju falenderoj me zemër dhe t’iu them se titulli që më jepni sot më obligon akoma më shumë. Unë dhe familja ime do t’ju jenë mirënjohës për gjithë jetën. Ju faleminderit”, tha Pipero.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH