Aktualitet

Pipero: Fillimi i majit do na gjejë me ndonjë rast sporadik infektimi

Shkruar nga Liberale
Pipero: Fillimi i majit do na gjejë me ndonjë rast sporadik infektimi

Doktori i njohur Pëllumb Pipero tha në Open se tashmë ka kaluar gjysma e parë e së keqes nga koronavirusi. I pyetur nëse duhet të ketë lehtësim të masave, Pipero tha se ky vendim i takon qeverisë, por që situata po shkon drejt përmirësimit.

"Situata në Infektim paraqitet komplekse. Ka nga ato pacientë që kanë problematikat e qëndrueshme por besoj se tashmë ka kaluar gjysma e të keqes së parë. 

Besoj se masat tani duhet lehtësuar pak. Por ky vendim i takon qeverisë. Por besoj se fundi i prillit, fillimi i majit do na gjejë me ndonjë rast sporadik infektimi ose me 0 raste të reja infektimi. Prandaj duhet dhe pak durim"- tha Pipero.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH