Arte

PIKTURA E DITËS: “Luftëtari shqiptar" blihet nga qeveria serbe në ankandin e Londrës për 350 mijë euro

Shkruar nga Liberale

Piktura e njohur në botën e artit botëror si “Luftëtari shqiptar" është shitur në Londër për një çmim prej 350 mijë euro.

Qeveria serbe e ka blerë pak ditë më parë në një ankand për muzeun kombëtar pikturën e autorit malazez, e realizuar mbi motive shqiptare. Vepra në fakt është e titulluar “Bashibozuku” dhe është realizuar nga artisti malazez Paja Jovanoviç në vitin 1858.

Paratë janë pjesë e fondit të qeverisë serbe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Piktura ka motive shqiptare dhe sipas biografëve të autorit. Ajo është punuar në Mal të Zi dhe pasqyron shqiptarët që kanë jetuar në këtë vend shekuj më parë.

Jovanoviç ka edhe një sërë veprash të tjera të realizuara në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe që pasqyrojnë Shqipërinë nën periudhën e pushtimit osman.

Muzeu i Beogradit përmes një komunikate për media ka njoftuar se pjesë e fondit artistik të këtij institucioni do të jenë edhe vepra të tjera të “kulturës serbe”.

Paja Jovanoviç

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH