Të gjithë i dimë pak a shumë pikat tona të dobëta, por ndoshta nuk i kemi zbuluar plotësisht, sidomos edhe kur përshtaten me shenjën e horoskopit.
Dashi
Personave të shenjës së dashit një shenjë bujare, ju pëlqen të udhëheqin. Duke qenë se kanë të gjitha cilësitë e një lideri atyre nuk iu pëlqen të marrin mendimet e të tjerëve dhe bëjnë gjithmonë vetëm sipas kokës së tyre janë energjike, por është e paduruar dhe mund të shpërthejë me agresivitet për gjëra që mund të pendohet më vonë.
Demi
Demi është një shenjë që i pëlqen siguria dhe rehatia.
Është dhe një nga shenjat më llupëse që rrezikon shumë po të mos kujdeset në lidhje me ushqimin Ata nuk dëshirojnë të provojnë eksperienca të reja nëse kanë gjetur rehat me diçka. Kjo bën që shpesh të humbasin shumë.
Binjakët
Ndryshe nga shenja e demit, binjakët janë gjithmonë në ndryshim. Shumë rrallë ndodh që binjakët të gjejnë paqe e të mos ndryshojnë. Ata kërkojnë gjithmonë gjëra të reja e kjo bën që ndonjëherë edhe të dështojnë, e kanë huq të flasin më shumë se ç’duhet dhe ndonjëherë merren me thashetheme.
Gaforrja
Gaforret kanë shumë probleme me vetëbesimin. Ata kërkojnë gjithmonë mendimin dhe aprovimin e personave të tjerë sepse i vlerësojnë më shumë se veten. Gaforret janë shumë të rrezikuara ndaj varësive, pasi kanë prirjen të mos duan t’i ndryshojnë gjërat, por t’i lënë siç janë.
Luani
Luani dëshiron gjithmonë të jetë protagonist dhe në qendër të vëmendjes. Ata harrojnë se dhe personat rreth tyre kanë nevojë për ta dhe kështu pa dashur kthehen në arrogantë.
Virgjëresha
Virgjëresha është pak e ngurtë, e tepron me racionalitetin dhe ka një mani për të kontrolluar gjërat.Personat e shenjës së virgjëreshës duan gjithmonë të dinë përse ndodh diçka. Ata dëshirojnë të gjejnë një arsye për gjithçka dhe kjo bën të jenë shumicën e kohës të shqetësuar.
Peshorja
Nëse peshorja inatoset me ju atëherë e keni punën keq. Peshoret mbajnë shumë inat dhe kjo nuk kalon lehtë. Ata do të vazhdojnë të jenë të mërzitur me ju për një kohë të gjatë.
Peshorja nuk di të bëjë kompromise dhe ka një varësi ndaj gjërave të luksit.
Akrepi
Është një shenjë misterioze e pasiononte, por njëkohësisht është hakmarrëse dhe e prirur për të pasur varësi ndaj seksit, vuan nga xhelozia e tepërt. Ata janë xhelozë për gjithçka dhe shpeshherë shumë mosbesues.
Shigjetari
Mërzitet shumë lehtë dhe e ka të vështirë të përqendrohet në gjëra të qëndrueshme, nuk çojnë asgjë deri në fund. Gjithçka që zgjat ju duket monotone.
Bricjapi
Bricjapi është shumë punëtorë, e tepron me seriozitetin, aq sa bëhet pesimist. Shpesh ata shihen si njerëz të ftohtë.
Kjo është gjë e mirë por edhe e keqe. Të fiksuar pas punës ata harrojnë të kujdesen për veten e tyre e aq më tepër për personat që i rrethojnë.
Ujori
Ujori gjen gjithmonë diçka për të kritikuar, është shenjë e pavarur dhe e ka të vështirë të krijojë gjëra zyrtare, serioze. Fiksohet me ndjenjat dhe e humb fillin nga realiteti. Ka gjithmonë një gjë që nuk i pëlqen kësaj shenje. Dhe kur të gjitha janë në rregull, me siguri ujori do ta gjejë një detaj që ta kritikojë.
Peshqit
Kjo shenjë ka emocione shumë të trazuara, janë ëndërrimtarë aq të ndjeshëm, sa ofendohen me një fjalë. Dëshira e madhe për t’u ndier të dashuruar i bën shumë kërkues nga kjo anë.
Kjo bën që të mos jenë kurrë të qetë dhe nuk arrijnë të përballen me realitetin. E shmangin atë sa më shumë të jetë e mundur./Gazeta Liberale