Aktualitet

Pika e kalimit Kufitar në Kapshticë do të qëndrojë e mbyllur

Shkruar nga Liberale
Pika e kalimit Kufitar në Kapshticë do të qëndrojë e

Pika e kalimit Kufitar në Kapshticë do të vijojë të qëndrojë e mbyllur deri më 19 prill. Autoritetet greke kanë njoftuar palën shqiptare që kjo pikë kufitare do të qëndrojë e mbyllur si një masë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

“Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë: Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 19.04.2021. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve”, thuhet në njoftim./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH