Aktualitet

"Pickoi ministren", Rama padit aktivisten, e akuzon për shpifje

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Edi Rama ka paditur aktivisten, Sevim Arbana për një deklaratë të bërë nga ana e saj në emisionion "A Show" në janar të 2019-s.

Kryeministri ka kërkuar prej saj një dëmshpërblim prej 10 mln lekësh.

Arbana akuzoi Ramën se kishte dhunuar një grua, konkretisht e kishte picuar një ministre në vitin 2013.

Biseda në emisionin "A Show":

Sevim Arbana: Unë kam parë skena që ia ka futur edhe me të pickuar një ministreje, grua.

Krasta: Ti e ke parë nga televizori apo e ke parë skenën?

Arbana: Jo, live

Krasta: Dhe je e bindur që është një pickim dhe nuk është një…kështu gjest

Arbana: Jo ishte pickim dhune, dhune, seç i shpëtoi asaj një fjalë dhe tëk e pickoi…tek Sheratoni ka qënë, qershor 2013

Krasta: E mblodhi ajo zonja veten?

Arbana: Asaj i dolën dy lot, kështu i ranë dhe e mblodhi veten pastaj se ishin një javë para zgjedhjeve /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH