Aktualitet

“Pickoi ministren”, aktivistja në gjyq me Ramën: Dita më ‘e shënuar’

Shkruar nga Liberale
“Pickoi ministren”, aktivistja në gjyq me Ramën: Dita

Ditën e sotme do të zhvillohet gjyqi i kryeministrit Rama me aktivisten Sevim Arbana, të cilën e ka akuzuar për shpifje.

Padia e kryeministrit erdhi pas deklaratës së aktivists në një studio televizive, se e kishte parë teksa pickonte një ministre.

Unë kam parë skena që ia ka futur edhe me të pickuar një ministreje grua”, kështu deklaroi aktivistja, e cila më pas u padit nga kryeministri.

Arbana ka reaguar edhe për gjyqin e sotëm, teksa shkruan se sot është dita e 'shënuar' e jetës së saj, ndërsa do të përballet e vetme me një studio avokatie italiane.

"Sot, dita më ‘e shënuar’në jetën time ? ! Përballja me propagandën! Ne vend të KM, do kem një studio avokatore italiane, te superpaguar nga KM dhe vetëm të vërtetën time. Më uroni fat, se s’i dihet, mund te ndodhe ndonjë mrekulli me KÇK-të #FREESPEECHFREEDOMOFCOUNTRY”, shkruan Arbana./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH