Aktualitet

Pezullohet pedagogu që mori 150 euro për provimin, SPAK nis hetimin

Shkruar nga Liberale
Pezullohet pedagogu që mori 150 euro për provimin, SPAK nis hetimin

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e pedagogut të urgjencës kirurgjikale, Besnik Faskaj, i cili i mori një studenteje 150 euro për t’ia bërë notën e provimit nga 4 në 8. Ndërkohë sot autoritetet kanë sekuestruar pamjet filmike për hetimet.

Një studente denoncoi në emisionin “Stop” rastin e pedagogut Faskaj. Ajo pretendonte se në provimin e tij kishte shkruar për notën 7 ose 8, por profesori e ka ngelur qëllimisht që të marrë paratë.

“Jam një studente e Universitetit të Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike. Mes shumë provimesh që kam pasur këto dy vjet, vitin e parë kam pasur një provim me profesor Besnik Faskaj, lënda “Urgjencë kirurgjikale”, në vit të parë të Masterit Shkencor. Pasi kam shkruar tek ky provim për notën 7 ose 8, profesori më ka vlerësuar me notën 4. Kisha dëgjuar nga shumë studentë që për të marrë notën në këtë lëndë me këtë profesor duhej të paguaje një shumë lekësh prej 150 Eurosh. Gjithsesi kur shkova vetë të takoja profesorin për t’i kërkuar tezën për një rivlerësim të notës, ai më konfirmoi të njëjtën gjë. Që domethënë se më kërkoi 150 Euro për një notë kaluese. Unë e dhashë përsëri këtë provim në vjeshtë dhe përsëri profesori më vlerësoi me të njëjtën notë”, u shprehte një natë më parë studentja.

Menjëherë, ajo u vu në kontakt me pedagogun Faskaj. Kamera e fshehtë e “Stop” filmoi edhe momentin kur profesori merr 150 Euro.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH