Globi

Pezullohet mësuesja e matematikës që tronditi Italinë: Shkoni në ferr, Hitleri kishte të drejtë për hebrenjtë!

Shkruar nga Liberale
Pezullohet mësuesja e matematikës që tronditi Italinë:

Mësuesja, Hanane Hammoud, një mësuese matematike, pranoi publikimin administratorëve të shkollës, duke pretenduar se e kishte bërë këtë në një moment shqetësimi psikologjik. Më pas, takimi me studentët për faljet, të cilat megjithatë nuk ndihmuan për të shmangur kritikat e shumta ndaj saj. Ajo është pezulluar derisa të merret vendimi.

Skandal në Itali, pasi në një story në Instagram, një mësuese nga zona e Trevisos shkruante: "Shkoni në ferr, Hitleri kishte të drejtë për ju hebrenjtë".

Postimi qëndroi vetëm për një kohë të shkurtër dhe më pas u fshi nga profili i mësueses së shkollës H-Farm di Roncade, por ajo rrezikon ndëshkimin me masë disiplinore.

Videoja u zbulua nga një studente e cila e ruajti në celular dhe ua tregoi prindërve. Prej këtu "screenshot-i" u përhap përmes telefonave në familjet e studentëve të tjerë.

Mësuesja e matematikës, Hanane Hammoud, pranoi postimin para bordit të administratorëve të shkollës, duke pretenduar se e kishte bërë këtë në një moment shqetësimi psikologjik.

Sot në mëngjes mësuesja u takua me studentët për të dhënë shpjegimet e saj dhe për të kërkuar falje, duke thënë se është "e shkatërruar" nga ajo që po ndodh për shkak të gjuhës së urrejtjes kundër Izraelit.

Mësuesja ka lindur në Liban, ku u diplomua në shkencat humane dhe më pas u specializua në matematikë në Universitetin Amerikan të Dubait.

Ajo u mëson matematikë nxënësve të shkollave të mesme të shumë kombësive, të përfshirë shpesh nga vetë kampusi në diskutime mbi çështjet aktuale të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me çështjen palestineze, por edhe me konfliktin në Ukrainë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH