Kryesore

Pezullohet gjyqtarja e Elbasanit

               Publikuar në : 10:11 - 08/06/21 liberale

Inspektori i Lartë ka shpjeguar se gjyqtarja, Enkeleda Kapedani  “ka përdorur Zyrën e Kryetarit të Gjykatës, për qëllime të tjera të ndryshme, nga ato që lidhen me ushtrimin e veprimtarisë gjyqësore apo drejtuese të gjykatës. Ndërsa vete gjykatësja Kapedani deklaroi se “U bëra koke turku prej atyre që nëpërmjet meje, nuk arritën dot qëllimet e tyre”, deklaroi zonja Kapedani.

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) vendosi dje pezullimin nga detyra të drejtueses së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, të kërkuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) Artur Metani. Kërkesa pasoi publikimin në rrjetet sociale ku gjyqtarja shfaqet “në ambientet ku ushtron detyrën dhe brenda një automjeti, me lëvizje e sjellje provokuese, shoqëruar në sfond me muzikë të papërshtatshme për imazhin e një magjistrati”.

ILD nisi menjëherë një hetim disiplinor dhe brenda tre ditësh ju drejtua KLGJ-së me kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të gjyqtares. Në raportin e tij, Inspektori i Lartë ka shpjeguar se gjyqtarja “ka përdorur Zyrën e Kryetarit të Gjykatës, për qëllime të tjera të ndryshme, nga ato që lidhen me ushtrimin e veprimtarisë gjyqësore apo drejtuese të gjykatës. Pamjet e videove, këqyrja e të cilave është e dokumentuar edhe në procesverbalet e inspektorëve përgjegjës, konfirmojnë një sjellje totalisht të pahijshme të magjistrates, të realizuar me dashje direkte nga ajo vetë”.

Sipas ILD-së “nga hetimi disiplinor provohet se janë shkelur dispozitat lidhur me parimet e integritetit e vetëpërmbajtjes. Nga ana e magjistrates janë shkelur në mënyrë të përsëritur e me dashje “Parimi i Integritetit” dhe “Parimi i sjelljes së hijshme dhe me vetëpërmbajtje”, të parashikuara në Kodin e Etikës Gjyqësore. Sjelljet dhe veprimet e magjistrates të kryera jashtë ushtrimit të detyrës, por në ambientet e ushtrimit të detyrës, diskretitojnë figurën dhe pozitën e magjistratit dhe dëmtojnë besimin e publikut në sistemin gjyqësor, duke u parashikuar si shkelje shumë e rëndë disiplinore”.

Gjyqtarja

Fjalën e saj, gjyqtarja Kapedani e cila ushtron njëkohësisht detyrën e drejtueses së Gjykatës së Elbasanit e nisi me një ndjesë publike. “Ndihem e turpëruar për sjelljen time. Ndoshta as për qëllime private nuk duhet të kisha bërë veprime të tilla”, tha ajo përpara Këshillit duke deklaruar se në karrierën e saj është udhëhequr nga profesionalizmi. “Asnjëherë nuk më janë gjetur shkelje, ndaj u deshën video të miat, për të shkatërruar gjithçka timen. U bëra koke turku prej atyre që nëpërmjet meje, nuk arritën dot qëllimet e tyre”, deklaroi zonja Kapedani.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, bëri të ditur se pezullimi nga detyra do të jetë në fuqi deri në përfundimin e procedimit disiplinor, si dhe i kërkoi Inspektorit të Lartë të Drejtësisë “të kryejë hetime të mëtejshme për shkeljen disiplinore që i atribuohet” e për të cilën është kërkuar dhe shkarkimi nga detyra.

“Sfilatë në zyrë”

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, njoftoi tw hwnwn e javws sw kaluar se ka urdhëruar nisjen e një hetimi disiplinor ndaj drejtueses së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pas publikimit të disa videove të saj në platformën Tik-Tok.

Në këto video gjyqtarja Kapedani shfaqet ndërsa ecën me ritëm sfilate nëpër korridoret e Gjykatës si dhe në mjediset e zyrës së saj. Madje në sfond të njërës prej videove dëgjohet melodia e një kënge shqiptare të titulluar “Mafia”.

Videot, të cilat bënë xhiron e rrjeteve sociale, nxitën Inspektorin e Lartë që të nis menjëherë hetimin, për “shkelje të kodit të etikës së magjistratit”. Për këtë ngjarje ka reaguar dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila i konsideron “të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit”, ndërsa shton më pas se është “për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal. Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por dhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje”, e cila në videot e postuara shfaqet duke reklamuar veshja të shtrenjta të Shtëpive me emër të modës, apo duke udhëtuar gjthashtu me automjete të markave luksoze.

Vetë gjyqtarja Kapedani, është shprehur për mediat se është ndjerë keq nga publikimi i videove, i bërë sipas saj, me qëllimin për t’i prishur imazhin dhe se do të presë verifikimin e situatës. “As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për videot e publikuara. Shpresoj që ky sulm mos të jetë ndaj meje, sepse jam grua dhe nënë. Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjere keq nga ato video. Dua të theksoj me forcë se asnjë insinuatë apo përbaltje nuk do më influencojnë të jap drejtësi dhe të punoj ndershmërisht si deri më sot“, theksoi zonja Kapedani.

Kapedani dorëhiqet si zv. kryetare, përlotet në seancë

Enkeleda Kapedani në mbrojtjen e saj para ILD-së ka deklaruar se epo bëhet ‘kokë turku’ nga persona që nuk i kanë arritur qëllimet e tyre, teksa njoftoi s eka paraqitur dorëheqjen nga posti i zv. kryetares së Gjykatës së Elbasanit.

“Çfarë veprimi denigrues, nuk ishin veprime të pahijshme të dosjeve, të sallës apo të ndonjë tjetër, mos po konsumojë drogë apo po takoja palë apo ndonjë kriminel? Nëse unë jam druri i shkelur në drejtësi, pse nuk janë gjetur shkelje në dosje, nuk janë gjetur se jam e përgjegjshme prandaj u deshën videot jashtë për të më shkatërruar karrierën. E vërteta do të dalë në dritë, unë jam kokë turku që nëpërmjet meje nuk arritën qëllimet e mija, i kërkojë ILD që të zhvishet nga emocionet nga opinioni publik. 

Mos lejoni që klikimet dhe krimi të sakrifikojë një gjyqtare që ka dhënë jetën për këtë profesion. Kam paraqitur dorëheqjen zi zv. kryetare e Gjykatës së Elbasanit”, tha ajo.

Në Këshillin e Lartë Gjyqësor kryegjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, ka deklaruar se prej 7 vitesh në detyrën e gjyqtares nuk është proceduar asnjë herë me shkelje.

“E ushtroj detyrën prej 7 vitesh dhe asnjëherë nuk jam proceduar me shkelje. Asnjëherë nuk jam përmendur për çështje korruptive.  Kam mbaruar me mesataren 9.75 në universitetin e Tiranë.  Bëj cdo ditë nga 10 deri 15 gjyqe.  Të drejtosh Gjykatën e Elbasanit është sfidë më vetë”, tha ajo.

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back