Aktualitet

Pezullimi i vizave, Osmani i përgjigjet Macronit: Kjo do ta vrasë dialogun përgjithmonë

Shkruar nga Liberale
Pezullimi i vizave, Osmani i përgjigjet Macronit: Kjo do ta vrasë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u është përgjigjur paralajmërimeve të presidentit të Francës Emanuel Macron në lidhje me mundësinë e shtyrjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.

Më 28 gusht, Emmanuel Macron deklaroi se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politikën e vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.

Gjatë një ceremonie të mbajtur në Prishtinë për “Ditën e të pagjeturve”, Osmani deklaroi se nëse do të ndërrmerej një hap për pezullimin e vizave të qytetarëve të Kosovës, atëherë do të vritej njëherë e përgjithmonë dialogu Kosovë-Serbi.

“Unë do të thosha se kjo do të ishte mënyra më efektive për ta vrarë dialogun një herë e përgjithmonë. Në qoftë se dëshiron dikush të mos ketë më dialog, atëherë ndërmerr masa të tilla ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës, masa të tilla nuk janë ndaj një lideri, nuk janë ndaj ndonjë politike, një ndëshkim i tillë i paprecedent, i cili edhe ashtu ka qenë padrejtësi e madhe ndaj Kosovës, unë besoj që do të rezultojë me vdekjen e dialogut, nuk ka mandat më askush në Republikën e Kosovës që të vijojë të shkojë në Bruksel kur populli i Kosovës ndëshkohet në at mënyrë”, tha Osmani.

Pavarësisht kësaj, Osmani shtoi se kjo nuk pritet të ndodhë, pasi Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret.

“Unë besoj që as nuk do të vij tek ajo punë, Kosova i ka plotësuar kriteret, është proces që Kosova e ka merituar, nuk na është dhënë dhuratë, e ka merituar shumë vite më parë kur janë plotësuar kriteret”, shtoi e para e vendit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH