Aktualitet

Pezullimi i fondeve të BE-së, Rama paralajmëron “operacionin fshesa” në bujqësi: Marrim shembull nga Kroacia

Shkruar nga Liberale
Pezullimi i fondeve të BE-së, Rama paralajmëron

Pas pezullimit të fondeve të BE për programin IPARD, kryeministri Edi Rama nga Kroacia njoftoi se do të ketë një riorganizim të administrimit të fondeve të BE për bujqësinë. Në konferencën e përbashkët me homologun kroat, Rama tha se i kanë kërkuar mbështetje për procesin e negociatave, turizmin e sigurinë kibernetike.

Kemi kërkuar mbështetje direkte për procesin e negociatave dhe duam të përfitojmë sa më shumë mbështetje për turizmin, sigurinë kibernetike, ndihmën aktive në funksion të punësimit, si edhe për të trajtuar në mënyrë specifike raste, siç është rasti që ne kemi aktualisht lidhur me disa korrektime që do bëjmë në fushën e administrimit të fondeve të BE për bujqësinë, se një raste të ngjashëm ka pasur edhe Kroacia dhe na intereson të mësojmë për adresimin struktural që ka bërë qeveria e Kroacia.

Sakaq, Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç në një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama, në Zagreb u shpreh se do të vijojnë të mbështesin përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe rajonit në BE.

‘Raportet tona janë miqësore. Ne jemi një prej vendeve të BE-së që bëjmë avokatin më të madh të Shqipërisë. Dëshira jonë është që të rrisim investimet në Shqipëri. Ne nuk kemi kufij që na ndan por jemi fqinj. Kemi kompani që investojnë në të dyja vendet dhe dëshirojmë të shtyjmë tutje interesa të tilla. Kroacia me pozitën e vet si anëtare e BE-së do të ketë një rol ku do të jetë një prej shtytësve të integrimit të përshpejtuar të fqinjëve tanë në BE. Kemi folur dhe do të flasim për situatën në rajon dhe presim që raporti i ri i KE-së do të përfshijë dhe shumë aspekte të tjera. I gëzohem avancimit të bisedës dhe vizitës së shpejtë që do të mbajmë në Tiranë’- tha Andrej Plenkoviç.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH