Aktualitet

Pezullimi i AstraZeneca /Tomini: Po vlerësojmë situatën

Shkruar nga Liberale
Pezullimi i AstraZeneca /Tomini: Po vlerësojmë situatën

Vaksina AstraZeneca po pezullohet sërish nga disa vende në botë, për shkak të rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut. Por Shqipëria nuk ka marrë ende një vendim të tillë. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini deklaroi për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” se situata po monitorohet.

“Deri në këto moment Komiteti i Imunizimit po monitoron në mënyrë sistematike çdo efekt anësor. Kanë marrë vnedimet e tyre duke vlerësuar situatën jashtë vendit, në Evropë. Po vijojmë vlerësimet.”

Ajo shprehu objektivin për të imunizuar gjysmë milioni qytetarë kundër koronavirusit deri në fundin e majit.

“Duke vlerësuar situatën dinamike për gjendjen e vaksinave në vend, do të përvijohet me gërshetimin e vaksinimit edhe me grupe të tjera. Janë 1.800 oficerë policie që do të vaksinohen gjatë kësaj periudhe dhe 1.300 punonjës Garde. Aktualisht është një numër i vaksinimeve rreth 172 mijë individë të vaksinuar me një dozë. Kanë marrë vaksinë edhe ata që e kanë kaluar. Deri në fund të majit, mesi i qershorit, të kemi vaksinuar gati gjysmë milioni popullatë shqiptare.”

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH