Aktualitet

Petro Koçi komenton sherrin në PS, mes Taulant Ballës dhe Erion Braçes

Shkruar nga Liberale
Petro Koçi komenton sherrin në PS, mes Taulant Ballës dhe Erion

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka komentuar mbrëmjen e sotme përplasjen Braçe-Balla, në lidhje me buxhetin për bujqësinë. Është folur për një sherr mes tyre, sherr që shkoi deri kryeministri Edi Rama, i cili, duket se u dha të drejtë të dyve.

Ai u shpreh në një intervistë në “Euronews Albania” se mes dy deputetëve nuk ka ndodhur ndonjë sherr, por vetëm një prononcim, në të cilin Braçe mbron propozimin e tij për fermerët.

Sipas Koçit do të ishte mirë që çështja të zgjidhej brenda grupit pa u çuar në seancë.

“Nuk ka ndodhur ndonjë sherr, ka pasur një prononcim që Erioni gjykon se i ashtuquajturi refuzim ka ardhur nga Balla. Në fakt propozimi i Braçes nuk ishte ndonjë përplasje me formatin e buxhetit të propozuar nga qeveria”.

“Mendoj që çështja nuk duhej çuar deri në seancë, dukej zgjidhur brenda grupit. Brace s’e ka lënë mandatin. Gjykoj se një pjesë e propozimeve që bën Braçe janë pozitive dhe bën një përpjekje për të zgjidhur më mirë disa problematika në zonat rurale”,  u shpreh Koçi.

Taulant Balla është caktuar nga Rama koordinator i qarkut të Fierit, zonë ku Erion Braçe është deputet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH