1

Peticioni, Ndrenika: Unë nuk kam firmosur për shembjen e teatrit

               Publikuar në : 19:49 - 16/05/20 liberale

Aktori i njohur Robert Ndrenika, thotë se nuk ka firmosur asnjë peticion për shembjen e teatrit ekzistues, por ka shprehur vullnetin e tij për ngritjen e një teatri të ri. I pyetur për renditjen e emrit të tij në peticionin që është firmosur nga dhjetra artistë, pro shembjes së Teatrit, Ndrenika tha se ka firmosur për ndërtimin e teatrit të ri.

“S’është për shembjen e Teatrit, e ke gabim. Unë kam vënë një firmë se dua të ndërtohet një teatër i ri bashkëkohor, (në vend të atij që është) mirë mbase gjejnë një vend më të mirë e ta bëjnë atje, si të doni”.

Ndërsa aktori Viktor Zhusti thotë se në këtë situatë, është e nevojshme dhe e domosdoshme qetësia dhe mirëkuptimi dhe se vetem dialogu mund të sjellë zgjidhje të arsyeshme.

“Deklarata, peticione, intervista, kërcënime, nga çdo pale që të vijnë, janë benzinë e hedhur, është një zjarr që vetëm shkatërron. Sikur palët politike, të çdo drejtimi, të tërhiqen dhe presin, jam i bindur qe vetë artistët, do dalin nga istikami, do hedhin armët që kanë drejtuar kundër njeri-tjetrit, do shtrijnë e shtrengojnë dorën, pasi kanë intelektin, qytetarinë dhe e njohin gjuhën e nevojshme të mirkuptimit midis tyre”.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back