Aktualitet

Pëson arrest kardiak, ndahet nga jeta në krye të detyrës komisari i policisë, Tiranë

Shkruar nga Liberale

Sot u nda para kohe nga jeta, në krye të detyrës, për shkak të një arresti kardiak, Komisar Edi Veli, shef i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Edi ishte oficer karriere i Policisë së Qarkullimit Rrugor, i cili ka dhënë ndër vite kontributin dhe përkushtimin e tij të paçmuar, në kryerjen me profesionalizëm të detyrës.

“Sot u nda para kohe nga jeta, në krye të detyrës, për shkak të një arresti kardiak, kolegu ynë i vyer Komisar Edi Veli, shef i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë”.

“Sot, familja humbi njeriun e zemrës, shoqëria mikun hokatar dhe çdo punonjës i Policisë, kolegun dhe profesionistin e respektuar”.

“Policia e Shtetit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij”.

“U prehsh në paqe Edi!”, tha në njoftimin e trishtë policia e shtetit. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH