Globi

Pësoi papritur arrest kardiak, ndërron jetë ish-kryeministri i këtij vendi

Shkruar nga Liberale
Pësoi papritur arrest kardiak, ndërron jetë ish-kryeministri i

Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare ish-kryeministri kinez, Li Keqiang. Sipas raportimit të medieve të huaja ai ka ndërruar jetë mbrëmë për shkak të një ataku kardiak.

Theksojmë se Li drejtoi qeverinë për 10 vite, deri në fillim të marsit të kaluar. Një ekonomist i trajnuar mirë, Li ka fituar famë për pozicionet e tij reformiste dhe për mbështetjen e një ekonomie të bazuar në konsumin e brendshëm, përmes stimujve për bizneset e vogla, rinovimit të zonave të varfra urbane dhe projekteve infrastrukturore  dhe jo vetëm nga eksportet.

Li Keqiang u rendit i 14-ti në listën e revistës Forbes të vitit 2013 të njerëzve më të fuqishëm në botë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH