Aktualitet

Pësoi arrest kardiak pasi hyri në ujë, gruaja humb jetën në plazhin e Qeparos

Shkruar nga Liberale
Pësoi arrest kardiak pasi hyri në ujë, gruaja humb jetën

Një pushuese ka humbur jetën nga arresti kardiak në plazhin e Qeparosë në Himarë. Burime zyrtare të policisë thonë se viktima është një grua 69-vjeçare, e cila u ndje keq sapo u fut në ujë.

“Sot, rreth orës 13:00, në plazhin e Qeparos, shtetasja E. D., 69 vjeçe, banuese në Kudhës, sapo ka rënë në kontakt me ujin nuk është ndjerë mirë nga gjendja shëndetësore dhe ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në një njoftim të policisë.

Një ditë më parë, një 20-vjeçar humbi jetën në plazhin e Velipojës, pasi arresti kardiak.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH