Aktualitet

Peshëngritësit, Kushi: Medalistë do të shpërblehen për çdo garë

Shkruar nga Liberale
Peshëngritësit, Kushi: Medalistë do të shpërblehen

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi, njoftoi për një vendim të ri lidhur me sportin e peshëngritjes. Ndryshe nga vendimi i mëparshëm i Këshillit të Ministrave ekzistues, sportistët elitarë të peshëngritjes do të shpërblehen për të gjitha garat në përputhje me rregulloret ndërkombëtare.

Nga ky vendim do të pëfitojnë edhe sportistët që e kanë përfituar statusin e medalistit gjatë këtyre muajve.

Evis Kushi: Konkretisht, masat e shpërblimit janë parashikuar sipas fashave të rezultateve sipas kampionateve ballkanike, europiane apo botërore. Në mënyrë të veçantë dua të ndalem te sporti i peshëngritjes sepse me anë të këtij vendimi, për herë të parë sportistët medalistë do të shpërblehen për të gjitha garat: shtytje, shkëputje dhe dygarëshin sepse në fakt me VKM e mëparshme ata shpërbleheshin vetëm për dygarëshin. Nga sot, të gjithë sportistët elitarë të sportit të peshëngritjes do të shpërblehen njësoj sipas rregulloreve ndërkombëtare.

Ndërkohë dua të sqaroj edhe një detaj të fundit, që në fakt, nga vakumi ligjor, që nga momenti kur u miratua ligji i vitit 2020 për sportin dhe deri sot, me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, kemi parashikuar në disa dispozita të fundit, që edhe ata sportistë që e kanë përfituar statusin e nivelit të lartë gjatë këtyre muajve, pra menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit, të trajtohen sipas këtij vendimi. Kjo do të thotë që Briken Çalja që sapo u shpall kampion, do të shpërblehet dhe vlerësohet njësoj si peshëngritësit e tjerë europianë apo botërorë, sipas standardeve ndërkombëtare, për herë të parë.

Jo vetëm Brikeni, por edhe Erkand Qerimaj e shumë sportistë të tjerë që gjatë muajve të fundit na kanë nderuar në kampionate ndërkombëtare dhe të gjithë të tjerët që jam e sigurt që me këtë motivim dhe mbështetje që unë jam e bindur më shumë do të kemi akoma, do të na nderojnë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH