Kryesore

Përvjetori i NATO-s në Kosovë, Clinton dhe Albright në ceremoni

               Publikuar në : 08:50 - 12/06/19 V Liberale

Sot shënohet 20-vjetori që kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave serbe mbi qytetarët e Kosovës.

Në ceremoninë e përvjetorit do marrin pjesë ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright, dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Forcat e NATO-s i paraprinë një luftë të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe.

Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson.

Pas kësaj marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saja policore dhe ushtarake nga Kosova./Gazeta Liberale

(Visited 4 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *