Globi

Përvetësonin fondet e BE për fermerët, 94 të arrestuar në Itali

Shkruar nga Liberale
Përvetësonin fondet e BE për fermerët, 94 të arrestuar

Pas një operacioni të gjerë kundër mafias në Sicili, Policia italiane ka arrestuar 94 persona të cilët përvetësonin fondet e Bashkimit Evropian të destinuara për fermerët.

Mes të arrestuarve janë bosat e dy familjeve të mafias, një noter, sipërmarrës dhe administratorë publikë që kishin si detyrë të ndihmonin fermerët të kishin akses tek këto fonde.

Që nga 2013, e ashtuquajtura mafia Tortorici, me emrin e një qyteze të vogël në zonën malore të Nebrodit në verilindje të ishullit, kishte përvetësuar rreth 10 milionë euro fonde të BE. Klani pretendonte në mënyrë të rreme se zotëronte ngastra toke që në të vërtetë ishin në pronësinë e rajonit dhe këshillave lokale, duke kanalizuar kështu në xhepat e vet fondet e BE.

48 nga të arrestuarit janë dërguar në burg, të tjerët janë në arrest shtëpie, tha policia./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH