Aktualitet

Përvetësoi mbi 8 mijë euro duke mashtruar, arrestohet 56-vjeçarja në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Përvetësoi mbi 8 mijë euro duke mashtruar, arrestohet

Një 56-vjeçare, Lumturie Gjana, ka rënë në prangat e policisë, pasi përvetësoi 8850 euro nëpërmjet mashtrimit.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin ndaluan shtetasen L. Gj., 56-vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 8850 euro, me pretendimin se do të ndihmonte një shtetase 50-vjeçare, për plotësimin e dokumenteve të nevojshme, për pajisjen me pasaportë bullgare, për fëmijët e saj”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH