Kryesore

Perspektivat në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë

               Publikuar në : 10:50 - 10/08/19 LP

Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë përgjithësisht konsiderohet një fenomen i ri – një fushë kërkimore, një fushë e praktikës profesionale dhe një ndërmarrje strategjike për institucionet e arsimit të lartë.

Laura E. Rumbley, Boston College

Sot ekziston një korpus i konsiderueshëm i materialit të botuar në lidhje me këtë temë, si dhe një katedër e afirmuar ekspertësh, puna e të cilëve e ka formuar këtë fushë në mënyra domethënëse dhe afatgjata. Themeluesit bashkëkohorë të “studimit” të ndërkombëtarizimit dallojnë për nga kontributet që ata kanë dhënë me anë të propozimit dhe përcaktimin e kushteve themelore, duke parashtruar korniza konceptuale, duke formuar debate relevante, duke tërhequr vëmendjen e një numri të madh aktorësh dhe duke bashkuar teorinë me politikat dhe praktikën.

Evolucioni intelektual i ndërkombëtarizimit ka ndodhur në mbarë botën krah për krah me zhvillimin e një komuniteti organizatash të dedikuara në shërbimin e arsimit ndërkombëtar përmes programimit, zhvillimit të njohurive dhe trajnimit profesional për ata që punojnë në këtë fushë.

Modele të reja, tema të reja, kontekste të reja

Eksplorimi i mëhershëm i burimeve të ndryshme të të dhënave ka rezultuar në një tregues të qartë se hulumtimi mbi arsimin e lartë është kryesisht i përqendruar në një numër relativisht të vogël të qendrave kërkimore të vendosura në një numër të vogël vendesh (kryesisht vende të pasura dhe anglishtfolëse).

Për më tepër, rezultatet hulumtuese për ndërkombëtarizimin janë grumbulluar në mënyra të ngjashme, që burojnë në mënyrë disproporcionale nga Australia, Europa dhe Amerika e Veriut. Disa tema janë gjithashtu të mbipërfaqësuara në literaturën që kemi në dispozicion, duke filluar nga eksperienca amerikane e studimit jashtë, në procesin e përshtatjes së studentëve ndërkombëtarë në programe si raste individuale ose analiza të studimit të rasteve institucionale.

Në një botë me dimensione që lidhen me fenomenin e ndërkombëtarizimit, hulumtimi mbi këtë temë mbetet i mangët ose i injoruar krejtësisht. Për të ndrequr këtë situatë, angazhimet për të eksploruar modele të reja, tema të reja dhe kontekste të reja për ndërkombëtarizimin duhet të shndërrohen në prioritet për palët e interesit.

Palët e interesuara përfshijnë qeveritë dhe organizatat e politikave që mbështesin kërkimin, si dhe mundësojnë financimin për hulumtime; kërkuesit shkencorë të afirmuar, të cilët të përcaktojnë një axhendë personale që përfshin përfitimin e vazhdueshëm të bursave studimore, si dhe aftësinë për të ndërtuar dhe ndikuar një netuork kolegësh; studentët e diplomuar dhe akademikët e rinj që ndërmarrin teza paraprake, disertacione dhe projekte të hershme postdoc, si dhe mentorët, të cilët i drejtojnë këta individë që priren të kenë një karrierë të hershme.

Kontekste të reja: “ku”

Ndërkombëtarizimi është qartazi një fenomen mbarëbotëror, megjithatë pjesa më e madhe e hulumtimeve prodhohen ende nga – dhe përbën interes për – vendet e mëdha anglishtfolëse dhe të zhvilluara. Si i tillë, kontekste të reja për ndërkombëtarizim përfshijnë shtetet dhe rajonet e botës, kategoritë e institucioneve dhe mjediset e tjera ku ka pasur hulumtime të kufizuara deri më tani. Shembujt me të cilët jemi njohur me hulumtimet që po ndërmerren në lidhje me kontekstet e reja përfshijnë një fokus në vendet e largëta gjeografike dhe – ose komunitetet shumë të margjinalizuara (për shembull, për shkak të mbizotërimit të një gjuhe që nuk është folur gjerësisht, ose përhapjes së pasigurisë, ose izolimit kulturor), ose në kontekste të krizës ekstreme ekonomike apo privimit.

Çfarë dimë me të vërtetë për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në zonat kufitare të kontestuara, në lidhje me lëvizjet e indigjenizimit, në rajonet me klimë shumë të papërshtatshme ose në mjedise të largëta rurale apo të shkretëtirës? Ne e dimë se ka disa studiues të rinj që po gërmojnë në këto tema dhe se ata duhet të inkurajohen më shumë.

Tema të reja: “çfarë”

Duke pasur parasysh botën komplekse dhe dinamike në të cilën jetojmë, tema të reja për ndërkombëtarizimin duhet të gjejnë rrugën e tyre në bazën tonë të njohurive kolektive çdo ditë. Ne vëmë në dukje me entuziazëm një numër studiuesish të karrierës së hershme, të cilët po shohin se si ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë, i shërben numrit në rritje të individëve, të cilët përballen me migrimin e detyruar në mbarë botën.

Të tjerët na ndihmojnë të mësojmë nga përpjekjet e ndërkombëtarizimit, të ndërmarra në institucionet e arsimit fillor dhe të mesëm në kontekste të ndryshme dhe të reflektojmë se si ndërkombëtarizimi ndërthuret me formimin e identitetit individual, identitetit kombëtar dhe angazhimit rajonal në rajone të ndryshme të botës.

Ende të tjerët po eksplorojnë mënyra në të cilat mund të nxisin ndërkombëtarizimin në qasjen për trajnimin e akademikëve të ardhshëm, ose avancimin e punës së shkollave universitare dhe fakulteteve të arsimit, midis temave të tjera. Nevoja për vëmendje ndaj temave të reja në lidhje me ndërkombëtarizimin është eksplorimi akut dhe i gjerë i peizazhit rreth nesh, kërkon vëmendje dhe mbështetje të qëndrueshme.

Kontekste të reja: “si”

Metodat e reja për hulumtimin e ndërkombëtarizimit na shtyjnë masivisht drejt konsideratave të rëndësishme rreth asaj se si bazohet njohuria jonë në këtë fushë.

Puna e një numri studiuesish të rinj në moshë, me të cilët po njihemi tashmë, po na jep një pasqyrë të thuajse gjithçkaje, që nga mundësitë e analizimit të të dhënave ekzistuese për të kuptuar më mirë zgjedhjet e studentëve që preferojnë mobilitetin ndërkombëtar, si dhe dinamikat e përvojës së tyre, te potenciali për modelimin e temave për të kuptuar një grup të gjerë politikash qeveritare dhe iniciativave të fokusuara në ndërkombëtarizimin në kontekste të ndryshme kombëtare; dhe konsideratat filozofike e historike të rrënjëve protestante që i nënshtrohen teorisë perëndimore të ndërkombëtarizimit.

Nga proceset biologjike në analizën narrative, metodologjitë për të eksploruar fenomenin e ndërkombëtarizimit mund të zbatohen në mënyra shumë dinamike dhe interesante, të cilat ofrojnë njohuri pasuese gjatë kohës./Gazeta Liberale

(Visited 19 times, 1 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *