Kryetari i Partisë së Inovacionit në Turqi, Öztürk Yılmaz është plagosur me thikë në selinë e Partisë Opozitare në Ankara.
Ai u godit me thikë nga një person që i shkoi në zyrë për ta takuar.
Raportohet se Öztürk mori dy plagë me thikë në këmbën e djathtë dhe menjëherë është dërguar në spital.
Ndërkohë kanë nisur përpjekjet për kapjen e autorit, i cili pas ngjarjes është larguar.
Mediat turke raportojnë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.