Aktualitet

Persona të maskuar grabisin farmacinë në Tiranë, policia rrethon zonën

Shkruar nga Liberale

Një farmaci në zonën e Xhamllikut në Tiranë, është grabitur nën kërcënimin e armës.

Nga informacionet paraprake të Euwronews, bëhet me dije se autori kanë qenë të maskuar dhe me një armë, e cila dyshohet të ketë qenë lodër.

Policia ka mbërritur në vendin ku ka ndodhur grabitja dhe ka rrethuar zonën.

Janë marrë dhe pamjet e fiksuara nga kamera e sigurisë e biznesit, për të zbuluar identitetin e autorëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH