Editorial

Përshëndetja paradoksale e të gjithë politikës për SPAK

Shkruar nga Liberale
Përshëndetja paradoksale e të gjithë politikës për

Ervis Iljazaj

Reforma në Drejtësi, është ndoshta Reforma më e madhe që ka kryer ndonjëherë Shqipëria në këto 30 vite tranzicion. Me një mbështetje dhe insistim të vashdueshëm të ndërkombëtarëve , sidmos të Shteteve të Bashkuara, Reforma në Drejtësi është reforma që i ka kushtuar më shumë shoqërisë shqiptare. Jo vetëm  për arsyen se kjo reformë ka lënë për një kohë të gjatë vëndin praktikisht pa pushtet gjyqsor, por ka bllokuar të gjitha mekanizmat politikë dhe ekonomikë, duke krijuar një gjendje stanjacioni në proceset e tyre.

Në këtë kuptim, lajmi i mirë është se më në fund është ngritur prokuroria e posacme që do të duhet të hetojë korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivelet e larta të zyrtarëve të shtetit shqiptar , ose e famshmja SPAK.  Megjithëse SPAK është ngritur me vonesë nga afati kushtetues, apo se u formua nga 8 anëtar dhe jo ashtu sikurse parashikohet në Kushtetutë, përsëri është një shenjë e mirë që ky proces filloi. Edhe për faktin se, në këtë aspekt, shumica e organeve të reja të drejtësisë për shkak të mangësisë që ka lënë vetë Reforma në Drejtësi, janë ngritur jo në përputhje të plotë me Kushtetutën. Por, me sa duket ka një vendim politik nga ndërkombëtarët  që ato të ngrihen pavarësisht procedurave.

Në thelb, Reforma në Drejtësi në Shqipëri u bë pikërisht për ti dhënë fund mosndëshkimit të korrupsionit të lartë në politikë dhe njërzve me pushtet. Dhe për këtë arsye u koncpeptua SPAK. Si të thuash, për shkak të ndjeshmërisë së madhe që ka në këtë drejtim, pritshhmëritë më të mëdha të publikut janë drejt punë së kësaj prokurorie të posacme. Madje mund të thuhet që, nëse SPAK nuk e realizon këtë pritshmëri të lartë, atëherë e gjithë Reforma në Drejtësi ka dështuar.

Kështu që, SPAK presupozohet të hetojë ata që deri më sot janë konsideruar të paprekshimit e politikës së lartë shtetërore. Nëse do ta realizojë këtë pritshmëri  të qyetetarëve shqiptarë SPAK kjo mbetet për tu parë.

Por, ajo që befasoi për ngritjen e SPAK ishte reagimi i politikës shqiptare për të. Ditën e djeshme, të gjithë aktorët politikë kryesorë në vënd, nga opozita dhe mazhoranca , përshendetën në mënyrë të pakushtëzuar formimin e prokurorisë së posacme dhe e inkurajuan për të filluar punë sa më parë. Në fakt, ky duket një reagim paradoksalisht kur SPAK është ngritur pikërisht për të hetuar politikën e lartë , të paktën kështu është thenë nga ana e atyre që e kanë mbështetur këtë strukturë, ndërkohë që pritej që të ishin të tensoniuar dhe të frikësuar nga kjo prokurori, duke qenë se të gjithë e dimë që politika shqiptare nuk është qelibar. Nëse do të ishte kështu, atëherë nuk do të kishim nevojë fare për një SPAK.

Atëherë si ka mundësi që politika shqiptare mbështet punën e SPAK me një konsensus të gjerë, kur ata vetë presupozohen të jenë subjekte të hetimit të saj?!

Për këtë pyetje ka tre opsione logjike:

E para, politika shqiptare , të gjithë aktorët majtas dhe djathtas, janë të dorëzuar totalisht përballë presionit ndërkombëtar, dhe nuk mund të bëjnë dot asgjë për fatin e tyre. Konsensui për SPAK në këtë kuptim, është thjesht formal dhe jo real.

E dyta, për shkak të kohës së gjatë që ka marrë ndërtimi i këtyre organeve dhe mënyrës si ato janë ndërtuar , me mangësira apo pa numrin e plotë, atëherë ndikimi politik ka ekzistuar , dhe ka arritur të krijojë nëpërmjet këtij ndikimi një konsesus pandëshkueshmërie për të gjithë.

E treta, klasa politike shqiptare ka marrë një ‘’ amnisti’’  dhe puna e SPAK do të orientohet vetëm ndaj zyrtarëve të lartë, por jo shumë të lartë.

Ka dhe një opsion të fundit, i cili nënkupton pengimin  nga politika shqiptare për fillimin e funksionimit të SPAK, sepse ende nuk është ndërtuar plotësisisht, por ky duket opsioni më i vështirë./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH