Aktualitet

Përsëri aksident në qarkun e Lezhës, dy persona në gjendje të rëndë

Shkruar nga Liberale
Përsëri aksident në qarkun e Lezhës, dy persona në

Një tjetër aksident u regjistrua në rrugët e qarkut të Lezhës paraditen e së dielës. Një automjet ka dalë nga rruga në aksin e vjetër Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Pllanës e për pasoja kanë mbetur të plagosur rëndë 2 persona.

Ata u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore e më pas u transportuan për në spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e plagëve të marra. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH