Letërsi

Përrallat janë më të vjetra nga sa mendojmë, ato datojnë para gjuhëve europiane

Shkruar nga Liberale
Përrallat janë më të vjetra nga sa mendojmë, ato

Përrallat që tregojmë sot, përfshirë edhe ato në karikatura, janë shumë më të vjetra nga sa besohej më parë. Disa, madje edhe më të famshmet prej tyre, janë rrëfyer për mijëra e mijëra vjet, shumë kohë përpara se shkrimi t’i transmetonte. Shumë të tjera datojnë që nga kohët kur gjuhët që përdorim sot nuk ishin formuar ende.

Një hulumtim akademik, i botuar në Royal Society Open Journal dhe i nënshkruar nga antropologu Jamshid Tehrani i Universitetit Durham, në Mbretërinë e Bashkuar dhe studiuesja e folklorit Sara Graça da Silva e Universitetit të Lisbonës, krahasuan 275 përralla nga e gjithë bota dhe vizatuan modelet e tyre që përsëriten në gjuhë dhe kultura të ndryshme.

Në studimin e tyre, autorët shkruajnë se “kemi treguar se këto tradita gojore ndoshta kanë origjinën shumë kohë përpara se shoqëritë njerëzore të shkruanin dhe kemi vërtetuar se një përrallë “Farkëtari dhe djalli” daton të paktën që nga periudha e bronxit, e cila i përket viteve 3500 dhe 1200 p.e.s. Për studimin e këtyre përrallave ata përdoren një metodë që quhet filogjenetike, e përdorur në biologji, duke ndjekur kështu degëzimet në gjuhët e llojeve të ndryshme të përrallave, siç renditen dhe kategorizohen në indeksin Aarne-Thompson-Uther, sistemi i klasifikimit të përrallave u botua për herë të parë në 1910 dhe u përditësua në 2004.

“Ne e shohim si diçka tepër interesante faktin që këto histori kanë mbijetuar pa u shkruar”, tha Tehrani për The Guardian.

Ato përralla ekzistonin shumë përpara anglishtes, frëngjishtes apo italishtes. Ato mund të jenë treguar ndoshta në një tjetër gjuhë indo-evropiane që tani është zhdukur”, thanë studiuesit. Sipas Teheran dhe da Silva, një përrallë si Giacomino paraqitet me një mijë emra të ndryshëm në çdo rajon italian dhe në të gjitha vendet evropiane, daton rreth 5000 vjet më parë, ndërsa është transmetuar në gjuhë të ndara, në ato proto-indiano-iraniane dhe proto-perëndimore. “E bukura dhe Bisha” daton rreth 1000 vjet më vonë. Përralla më e vjetër që daton mbi 6 mijë vjet më parë është klasifikuar Smithi dhe Djalli, ku ky i fundit, në disa variante kthehet në Vdekje, madje edhe në Shën Pjetrin dhe Jezusin, e cila është për shembull edhe origjina e “Faustit” të Ëolfgang Gëtes.

Ky studim përfaqëson njëkohësisht një konfirmim dhe një përgënjeshtrim të teorive të vëllezërve Grimm, Jakob dhe Ëilhelm, të cilët në fillim të shekullit të 19-të mblodhën përrallat e traditës gjermane në (Kinder-und Hausmärchen, 1812-1822) dhe sagat gjermanike (Deutsche Sagen, 1816-1818), libra të konsideruar thelbësorë për shfaqjen e lëvizjes romantike dhe për theksimin e kulturës nordike, e cila në shekullin e ardhshëm do të merrej nga Nacional-Socializmi.

Ky studim hedh poshtë, më shumë se asgjë tjetër ndoshta, idenë se ka tradita kombëtare dhe për rrjedhojë të kësaj kulturat nuk mund të mbyllen brenda kufijve të shteteve apo gjuhëve. Përrallat janë skemat bazë të çdo tregimi dhe i paraprijnë çdo tregimi. Nuk është rastësi që ato fillojnë me një herë e një kohë./Përgatiti Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH