Politikë

Përplasjet në Kryesinë e Kuvendit, Berisha: Rama dhe Nikolla shkatërruan parlamentin, opozitës iu sos durimi

Shkruar nga Liberale
Përplasjet në Kryesinë e Kuvendit, Berisha: Rama dhe Nikolla

Pas tensioneve që ndodhën këtë të mërkurë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një prononcim për mediet. Ai u shpreh se  kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, kanë shkatërruar parlamentin duke u mohuar të drejtat opozitës.

"Krizën e thellë kushtetuese të parlamentit e urdhëroj dhe e krijoi Edi Rama me një kryetare parlamenti të cilës mund t’i vihet edhe çdo epitet por unë rezervoj gojën dhe nuk lëshoj epitete fytëse ndaj një zonje.

Nëse bëni një replay të regjistrimeve tuaja në mënyrë të përsëritur kam paralajmëruar zonjën se po e shkatërron parlamentin duke shkelmuar kushtetutën dhe rregulloren e parlamentit në mënyrë të përditshme.

Pas një durimi të stërzgjatur të deputetëve të opozitës dhe përpjekjes së tyre për të rivendosur të drejtat, erdhi një moment kur qenia e tyre në parlamenti ishte fiktive. Kur ata 600 mijë votues kishin zero përfaqësim në Kuvend, pasi përfaqësueseve të tyre ju mohohej e drejta legjislative, ligjbërëse, iu mohohej në mënyrën më cinike se opozita nuk kishte vota të imponohej miratimin e tyre.

Ngritja e komisioneve hetimore është detyrim kushtetues. 31 iniciativa ligjore të ndërmarra nga deputetët e opozitës. Nuk mund të pranohet kurrë tu mohohet e drejta e ngritjes së komisioneve hetimore."- u shpreh Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH