Aktualitet

“Përplasje” në Kuvend/ Rrëzohet kërkesa e Bardhit për ndryshimin e komisionit të Reformës Zgjedhore

Shkruar nga Liberale
“Përplasje” në Kuvend/ Rrëzohet kërkesa e

Anulohet seanca e sotme plenare, pasi opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit. Shkak është bërë refuzimi nga pozita për të votuar ndryshimet e reformës zgjedhore, që më pas bëri që deputetët e opozitës të bllokojnë foltoren dhe podiumin.

Në një deklaratë për mediat Gazment Bardhi tha: "Opozita ka të drejtë të caktojë ai përfaqësuesit e vetë në komisionin e reformës zgjedhore. Ka një tentativë të qartë të grupit të PS për të penguar përfaqësimin e opozitës në këtë komision për të zvarritur realizimin e reformës zgjedhore.

Nëse opozitës i mbyllet çdo hapësirë, Kuvendi nuk mund të funksionojë në mënyrë normale. Kur nuk realizohen kërkesat e interpelancës, kur nuk lejohen komisionet, kjo do të thotë se parlamenti ka humbur çdo mundësi bashkëjetese normale mes pozitës dhe opozitës”, u shpreh Bardhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH