Gjëra të tilla ndodhin rrallë në televizion, por ama në momentin që ndodhin zhurma e tyre jehon gjatë.
Në rubrikën “Beauty” në programin e “Diell”, çdo javë një nga konkurrentët parukierë apo make up artist përfshihen në një sfidë bukurie. Në fund njëri – prej tyre eleminohet.
Këtë javë për performancë jo të mirë në imitimin e look-ut të blogeres Estela Ujka, u eleminua Lorenco, parukier.
Por ai nuk e mendoi të drejtë skualifikimin, pasi sipas tij performanca e tij kishte kreativitet, nuk ishte e kopjuar, pavarësisht gabimit që ai e quan njerëzor.
Me këtë rast ai i dha edhe një leksion jurisë, duke i treguar se të gjithë kanë qenë në fillimet e tyre dhe kanë gabuar, por ama iu është dhënë një mundësi e dytë. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme./Gazeta Liberale
https://www.instagram.com/p/B3kRfM3lagk/?utm_source=ig_web_copy_link