Aktualitet

Përplasje e fortë mes dy makinave në Sarandë, plagoset një person

Shkruar nga Liberale
Përplasje e fortë mes dy makinave në Sarandë, plagoset

Një aksident ka ndodhur në orët e paradites së sotme në Sarandë, në zonën e Qafë Gjashtës, me pasojë plagosjen e një personi.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur një person, si dhe duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Ndërkohë, i plagosuri është transportuar me ambulancë në urgjencën e Sarandës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur detajet e aksidentit.

Nga të dhënat e para, mësohet se njëri nga automjetet e përfshira në aksident është me targa të huaja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH