Aktualitet

Përplasja për vdekje e fëmijës në Kakavijë, flasin dëshmitarët

               Publikuar në : 11:01 - 15/08/20 liberale

Një fëmijë ka humbur jetën këtë të shtunë në Kakavijë, pasi është përplasur nga një ambulancë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin që djali ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës.

Në dëshmitë e siguruara nga Abc News, qytetarët të cilët ndodhen në radhë për të kaluar në anën tjetër të kufirit, theksojnë se ambulanca ishte me shpejtësi të madhe.

“Ishte me shpejtësi të madhe pasi nuk mund të ndodhë që kofka e saj të shtrembërohej nga një fëmijë”, është shprehur një nga qytetarët që ndodhej në vendin e ngjarjes.

Ndërsa një tjetër thekson se me atë shpejtësi që ishte ambulanca mund të vriste dhe shum ë të tjerë,

Nëse do të futej do të vriste 20-30 veta. Polici bënte shaka me popullin sot në mëngjes”, ka thënë ai.

Ndërkohë një tjetër qytetare thote se ambulanca ishte bosh në momentin e ngjarjes së rëndë.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back