Tensionet mes SHBA dhe Iranit janë në kulm dhe liderët kanë dalë me kërcënime të prera për hakmarrje. Ndërkohë, Amerika ka realizuar me suskes një stërvitje të madhe, e cila ishte planifikuar prej kohësh.
Forca ajorore amerikane ka ngritur në qiell 52 avionë F-35A të cilët vlejnë 4.2 miliardë dollarë. Avionet e përdorur vleresohen si më të përparuarit e kohës.
Stërvitja erdhi në të njëjtën javë, kur ShBA ka deklaruar se do të godasë 52 site të vëna në shënjester nëse Teherani reagon me ndonjë sulm.
Vrasja e numrit 2 të Iranit nga SHBA ka shtuar tensionet mes dy shteteve. Soleimani ka udhëhequr milicitë iraniane në konfliktet në Siri, Irak, Liban dhe Jemen.