Aktualitet

Përplasja me Dvoranin, Meta: Videot do të vazhdojnë, ka plot të tjera

Shkruar nga Liberale
Përplasja me Dvoranin, Meta: Videot do të vazhdojnë, ka plot

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka folur në lidhje me krizën politike në vend si dhe përplasjet mes Presidencës dhe Kryeministrisë.

Gjatë një emisioni televiziv, Meta është shprehur se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë në procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese.

Meta ka thënë se Komisioni i Venecia nuk mund t’i jap të drejtë Qeverisë në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk ka asnjë shans që Komisioni i Venecias te hedhe ne koshin e plehrave emrin dhe reputacionin e vet”,-tha Meta.

Po ashtu, Presidenti Meta ka folur dhe në lidhje me përplasjen e tij me kreun e KED Ardian Dvorani, duke thënë se ka ende video të tjera pa publikuar.

“Videot do te vazhdojnë. Ka plot te tjera në pritje. Përderisa te tjerët dezinformojnë, unë jam i vendosur për të bërë transparencë”,-u shpreh Presidenti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH