Aktualitet

Përplasja me armë, Lleshaj i kërkon ndjesë qytetares së plagosur

Shkruar nga Liberale
Përplasja me armë, Lleshaj i kërkon ndjesë qytetares së

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për ngjarjen ditën e sotme në Tiranë, ku u arrestua një person i shumëkërkuar, por që nga përplasja e tij me policin, mbeti e plagosur edhe një kalimtare.

Në një postim në Facebook, Lleshaj shkruan se vizitoi në ambientet e spitalit qytetaren e plagosur, për t'i kërkuar ndjesë.

Lleshaj thotë më tej se takoi edhe punonjësit e skuadrës “Shqiponja”, të cilët sot dëshmuan profesionalizëm e trimëri.

"Një kombinim rrethanash solli, që gjatë një përplasje të rrezikshme mes Policisë së Shtetit dhe një personi me shumë rekorde kriminale, ku u përdorën armët e zjarrit, të arrihej të neutralizohej në gjendje të plagosur dhe të arrestohej një ndër personat më të kërkuar në vend.

Fatkeqësisht gjatë përplasjes mbeti e plagosur një kalimtare e rastit.

Për t’i shprehur solidaritetin dhe për t’i kërkuar ndjesë qytetares së plagosur, bashkë me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe asaj të Tiranës, bëmë një vizitë në spitalin ku është shtruar qytetarja e plagosur, e cila është nën kujdesin e plotë të mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, me respekt takova edhe punonjësit e skuadrës “Shqiponja”, të cilët sot dëshmuan ato cilësi që të gjithë kërkojmë tek Policia jonë: zgjuarsi, vigjilence, pëgjegjësi, profesionalizëm dhe trimëri.

Pavarësisht pandemisë, Policia nuk e humbet fokusin tek detyrat e saj bazë", shkruan Lleshaj./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH