Aktualitet

Del xhiro me partnerin dhe miqtë, 15-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident

Shkruar nga Liberale

Një 15-vjeçare me origjinë shqiptare dhe një 23-vjeçar grek kanë ndërruar jetë në Greqi, si pasojë e një aksidenti tragjik.

Ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme kur dy çifte të rinjsh, u aksidentuan teksa po bënin shëtitje në breg të detit, në veri të prefekturës së Chania, Kretë.

Nga përplasja ndërroi jetë në vend shoferi dhe pasagjerja, që ndodheshin në njërën nga makinat që u përfshinë në aksident.

Shoferi 23-vjeçar ndërroi jetë menjëherë, ndërsa 15-vjeçarja shqiptare pas mbërritjes në spital.

Raportohet nga mediat helene, se 15-vjeçarja shqiptare, e cila po udhëtonte me të dashurin e saj grek dhe një çift tjetër humbën jetën pas përplasjes me një mjet bujqësor. Mësohet se shoferi dhe pasagjeri që ndodheshin te makina tjetër kanë marrë plagë të lehta nga përplasja.

Mediet greke raportojnë se dy të rinjtë e tjerë në aksidentin fatal ishin me origjinë nga Gjeorgjia. /Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH