Kryesore

“Përplasja” e dy ministrave të Jashtëm të Shqipërisë për negociatat

               Publikuar në : 20:04 - 18/06/19 R Liberale

Vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë është shtyrë zyrtarisht për në vjeshtë. Kështu komunikoi Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn, në një deklaratë për mediat.

Lidhur me këtë vendim, me dy qëndrime të kundërta, kanë reaguar edhe dy ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, realisht ministri “de jure” i Jashtëm Edi Rama dhe ministri në detyrë Gent Cakaj.

Për Edi Ramën shtyrja e negociatave për në vjeshtë është një lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave.

Rama theksoi se pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes, që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës, për të bllokuar negociatat me sharje, kërcënime, molotovë e përgjime baltosëse.

Nga ana tjetër, ministri në detyrë tha se shtyrja e vendim-marrjes nuk është një lajm inkurajues për Shqipërinë, pasi në gjykimin e tij vendi e kishte merituar hapjen e negociatave që vitin e kaluar.

“Sot Këshilli i çështjeve të përgjithshme në Luksemburg ka marrë vendim për shtyrjen e e vendimit dhe hapjen e negociatave për një moment tjetër por jo më larg se tetori. Kjo shtyrje është motivuar vetëm nga mungesa e kohës se mjaftueshme për procedurat e tyre të brendshme”, tha Cakaj.

Edi Rama: Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave. Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes,që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës,për të bllokuar negociatat me sharje,kërcënime,molotovë e përgjime baltosëse,Shqipëria po reziston. Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut,me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30 qershor.

Gent Cakaj: Shtyrja e vendim marrjes nuk është një lajm inkurajues për Shqipërinë. Shqipëria ka merituar hapjen e negociatave që vitin e shkuar por sidoqoftë që vitin e shkuar Shqipëria ka filluar procesin e screen-it. Që nga viti i shkuar Shqipëria nuk ka humbur asnjë moment në axhendën e saj. Sot më shumë se kurrë në këtë periudhë, përpjekjet tona duhet të shtohen që të sigurojmë një vendim pozitiv në tetor. Shtyrja e vendimmarrjes nuk është as shkas për sjellje të matura politike por as të përkthehet në rënie të energjive reformatore. Shqipëria duhet të vazhdojë në këtë rrugë me përpjekje.

/Gazeta Liberale

(Visited 2 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *