Aktualitet

Përplasja Basha-Berisha, Alizoti: Do t’i votoja kundër, asnjëri prej të dyve nuk e sjell PD në pushtet

Shkruar nga Liberale
Përplasja Basha-Berisha, Alizoti: Do t’i votoja kundër,

Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti, është shprehur gjatë emisionit Zonë e lirë se do të votonte kundër Sali Berishës dhe Lulzim Bashës pas përplasjes së tyre brenda selisë blu.

Alizoti u shpreh se të dy palët janë pjesë e krizës dhe asnjë prej të dyjave nuk e sjell PD-në në pushtet.

Tomor Alizoti: Unë shikoj krizë në PD dhe mendoj që të dy palët janë pjesë e krizës. Po e them haptas sot dhe mendoj që të dyja palët nuk e sjellin dot PD-në në pushtet. Atëherë unë nëse rreshtohem në një palë thelloj krizën bëhem dhe unë pjesë e krizës.

Arian Çani: Dua të di cili është akti jot? Ti ke vetëm një akt për momentin të votosh apo jo.

Tomor Alizoti: Akti im është qëndrimi im. Në votimin tënd nëse do kishte dy po unë do votoja të dy kundër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH