Aktualitet

Përplasi studenten, arrestohet 38-vjeçari në Korçë

Shkruar nga Liberale
Përplasi studenten, arrestohet 38-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës tha se e identifikoi dhe arrestoi autorin e një aksidenti që ndodhi mëngjesin e së premtes në këtë qytet.

38-vjeçari Ilir Dhami aksidenti me makinën e tij një studente pranë universitetit të Korçës dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Pas disa orësh ai u ndalua në afërsi të banesës së tij në lagjen 12, ndërsa u sekuestrua edhe mjeti i tij tip Benz.

18-vjeçarja ka marrë lëndime në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH