Aktualitet

Përplasi për vdekje biznesmenin në Bulqizë, policia arreston autorin

Shkruar nga Liberale
Përplasi për vdekje biznesmenin në Bulqizë, policia arreston

Ka përfunduar në prangat e policisë autori që shkaktoi përplasjen për vdekje të biznesmenit të kromit, Murat Duriçi.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, ndërsa biznesmeni ishte duke ecur në rrugë kur është përplasur nga mjeti tip Ford. Paraprakisht, drejtuesi i mjetit ka deklaruar se nuk e ka parë biznesmenin në rrugë.

Njoftimi:

Rreth orës 21.00, në qytetin e ri të Bulqizës, shtetasi M.C, 45 vjeç, banues në Bulqizë, duke drejtuar automjetin tip ‘ford’, ka përplasur këmbësorin M. D., ku si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit pas aksidentit ka braktisur automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ku pas kërkimeve nga ana e policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij në komisariat.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH