Aktualitet

Përplasi për vdekje 40-vjeçaren, në pranga shoferi

Shkruar nga Liberale
Përplasi për vdekje 40-vjeçaren, në pranga shoferi

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi teksa ishte duke drejtuar mjetin në bulevardin blu në Kamzë ka aksidentuar për vdekje çiklisten.

Policia njofton se i arrestuari është shtetasi Z.B., ndërsa çiklistja ende nuk ëstë identidfikuar.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Z. B. (M).,32 vjeç, banues në Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 01.01.2020, rreth orës 22:10, në Bulevardin Blu në Kamëz, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një çikliste rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila prej dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH