Aktualitet

Përplasi për vdekje 12-vjeçarin dhe ia mbathi/ Arrestohet efektivi i policisë

Shkruar nga Liberale
Përplasi për vdekje 12-vjeçarin dhe ia mbathi/ Arrestohet

Është arrestuar ditën e sotme efektivi i policisë, i cili gjatë mbrëmjes së djeshme aksidentoi për vdekje një 12-vjeçar në Gjirokastër.

Më datë 23.10.2022, Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë-Gjirokastër arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor E. D., 24 vjeç, me detyrë Trup shërbimi në kufirin e gjelbër në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë, në DVKM Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi më datë 22.10.2022, rreth orës 18:40, duke drejtuar automjetin Mercedes Benz në aksin rrugor Shën Todhër-Valare, në hyrje të fshatit Valare ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH