Aktualitet

Përplaset në parmakë, humb jetën në aksident 33-vjeçari në Itali 

Shkruar nga Liberale
Përplaset në parmakë, humb jetën në aksident

 

33-vjeçari që humbi jetën nga një përplasje fatale, që ndodhi teksa po ecte përgjatë fshatit Parantoro, në Montalto Uffugo, në provincën e Kozencës, Itali, po drejtonte një Fiat Punto në pronësi të tij.

Me kombësi shqiptare, për arsye që po hetohen, ai është përplasur me një parmak.

Përpjekjet e efektivëve shëndetësorë dhe zjarrfikësve të mbërritur në vendin e aksidentit kanë qenë të kota, pas së cilës viktima ka mbetur i ngecur brenda mjetit të thërrmuar.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar edhe ambulanca dhe një helikopter. I riu shqiptar kishte vite që jetonte në Montalto Uffugo dhe punonte për një kompani lokale.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH