Aktualitet

Përplaset me një shtyllë, shoferja dërgohet me urgjencë në spital

Shkruar nga Liberale
Përplaset me një shtyllë, shoferja dërgohet me urgjencë

Një 28-vjecare drejtuese e një automjeti në Vorë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ajo është përplasur me një shtyllë dhe menjëherë është dërguar në spital për kurim.

"Më datë 11.06.2020, rreth orës 13:53, në rrugën dytësore Vorë – Tiranë, mjeti me drejtuese A.L., 28 vjeçe, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka goditur një shtyllë, për pasojë është dëmtuar dhe u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH