Aktualitet

Përplaset me makinën, përfundon në spital drejtuesi i biçikletës

Shkruar nga Liberale
Përplaset me makinën, përfundon në spital drejtuesi i

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme te ‘Pallati i Brigadave’ në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00. Burime zyrtare bënë me dije se mjeti me drejtues shtetasin me inicialet K. B., ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin S. D., 28 vjeç.

Si pasojë e aksidentit shtetasi S. D., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH