Aktualitet

Përplaset i moshuari në Lezhë, aksidenti i katërt brenda ditës

Shkruar nga Liberale
Përplaset i moshuari në Lezhë, aksidenti i katërt brenda

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Lezhë.

Ndrec Lleshi, i cili po udhëtonte me një motoçikletë ka mbetur i plagosur. Ai u përplas nga një makinë aksin Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Treshit.

68-vjeçari është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nen kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Kjo e mërkurë ka qenë tejet problematike për sa i përket aksidenteve rrugore. Deri më tani janë shënuar 4 aksidente dhe 3 vdekje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH