Aktualitet

Përplasen tri automjete, dy persona në gjendje të rëndë

Shkruar nga Liberale
Përplasen tri automjete, dy persona në gjendje të rëndë

Dy persona kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë pas një aksidenti rrugor.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Blinishtit në Lezhë, ku tri automjete janë përplasur midis tyre.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar për pasojë plagosjen e rëndë të dy personave.

Ata janë dërguar në spital në gjendje të rënduar shëndetësore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH