Aktualitet

Përplasen tre makina në Elbasan, një prej tyre shkatërrohet plotësisht

Shkruar nga Liberale
Përplasen tre makina në Elbasan, një prej tyre shkatërrohet

Një aksident ka ndodhur rreth orës 23:15 në një nga rrugët kryesore në qytetin e Elbasanit, ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Shkak i këtij aksidenti dyshohet se ka qenë qarkullimi me shpejtësi tej normave të lejuara dhe moti i keq, ndërsa mësohet se njëra prej tyre është shkatërruar pothuajse plotësisht.

Fatmirësisht nuk ka pasur lëndime serioze të drejtuesve të automjeteve. Burime nga vendngjarja bënë me dije se automjeti tip “Fuoristradë” që u përfshi në aksident pasi ka dalë jashtë korsisë së rrugës është përplasur me murin rrethues të një banese, ndërsa dy autoveturat janë përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Policia ndërkohë ka mbërritur në vendngjarje për dokumentimin e provave dhe përcaktimin e shkaqeve që sollën këtë aksident.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH